Çdo herë që do të vizitoj ndonjë vend, do të ngjyros hartën e tij

04/12/2013 - 20:42

4 dhjetor 2013 - Një fotografi e cila po qarkullon me të madhe nëpër rrjetet sociale, dhe disa nga portalet më të ndryshme nëpër botë ka të bëjë me një person misterioz, i cili ka shfaqur vetëm shpinën e tij.

Ai në shpinën e tij ka të bërë tattoo, hartën e gjithë botës.

Mirëpo ai ka ngjyrosur vetëm ato harta të shteteve në të cilat ka qenë deri tani.

Qëllimi i tij është që të vizitoj të gjitha vendet në botë dhe në fund ta kompletoj shpinën e tij me ngjyrat e të gjithë shteteve.

Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar: “Çdo herë që do të vizitoj ndonjë vend, do të ngjyros hartën e tij”. 

Siç shihet në bazë të hartës ai ka ende punë për të bërë, pasi nuk ka ngjyrosur më shumë së gjysmën e vendeve.

I urojmë udhëtim të mbarë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: