Ç'do një femër nudo në hotelin e kombëtares angleze?

17/06/2014 - 21:08

Brazil, 17 qershor 2014 - Një grua nudo u fotografua në hotelin “Royal Tulip” në Rio de Zhaneiro, ku është duke qëndruar skuadra e Anglisë. Vajza brune nuk dukej se ishte më shumë se të 20-at. 

Një dëshmitar tha se kjo mund të ishte një “shqetësim” për sigurinë e hotelit ku po qëndron kombëtarja angleze. Ndërsa një tjetër tregoi: “Ajo nuk dukej e trembur, dukej sikur kërkonte të tërhiqte vëmendjen e dikujt sepse e dinte shumë mirë që po shihej”.

Trajneri i Anglisë Roy Hodgson ka urdhëruar që lojtarët të qëndrojn, larg çdo shqetësimi apo skandali jashtë fushës së futbollit. Ata duhet të përqëndrohen maksimalisht në Kupën e Botës, Brazil 2014. 

Shtypi anglez e ka konsideruar këtë foto si një skandal për kombëtaren e Hodgson, duke parë që është në prag të një ndeshjeje për “jetë a vdekje” kundër Uruguajt.

Nga ana e tyre “Wags-at” (të dashurat dhe gratë e futbollistëve ishullorë) janë në alarm për ndonjë “marrëzi” të bashkëshortëve të tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/             

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: