Çfarë tregon kjo shenjë tek pastat e dhëmbëve?

15/07/2016 - 23:33

A e keni vënë re se tek pasta e dhëmbëve ndodhet një lloj shiriti me ngjyra të ndryshme? Ky faktor ka bërë kurioz shumë persona, të cilët kanë nisur të hipotetizojnë gjëra nga më të ndryshmet në lidhje me përdorimin e saj.

Në fakt, të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar se ngjyrat tregojnë për origjinën e kompozimit të pastës së dhëmbëve, ku ngjyra jeshile tregon përbërjen natyrale, ngjyra blu tregon përbërjen natyrale dhe mjekësore, ngjyra e kuqe tregon për përbërje natyrale dhe kimike, ndërsa e zeza për përbërje vetëm kimike.

E gjithë kjo është një gënjeshtër e madhe, pasi shenja e ngjyrosur nuk është gjë tjetër veçse shënjues i përdorur nga sensorët e makinerive të prodhimit për të kuptuar se ku duhet të pritet tubeti, për të shënuar fundin e njërit dhe fillimin e një tjetri tubi, i cili më pas do të mbushet me pastën e dhëmbëve.

Këto shenja janë të pranishme edhe në konfeksionet e biskotave, në paketimin tetra pak të qumështit e në ambalazhe të tjera. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: