Çift pensionistësh shqiptarë, arrestohen për shpërndarje kokaine

18/09/2014 - 19:35

 

Peruxhia, 18 shtator-Kriza ekonomike i ka detyruar emigrantët shqiptarë në Itali të merren me shpërndarje droge në Itali. Tipik është rasti i një çifti pensionistësh shqiptarë ( mbi 60 vjeç secili) në Peruxhia, që u arrestuan nga karabinierët si shpërndarës droge. Policia italiane në Perugia arrestoi shtetasen shqiptare me inicialet S.H dhe bashkëshortin e saj me inicialet S.S, të dy mbi 60 vjeç. Ata janë arrestuar ndërsa i shitën një klienti një dozë kokaine të pastër për 100 euro. Por pas kontrollit në shtëpinë e tyre, policia zbuloi të fshehur në tualet rreth 74 doza kokaine, me një total prej 80 gramë. Atyre ju sekuestruan rreth 300 euro, që besohen se janë fryt i shitjes së drogës. Ju kapën edhe dy celularë, që mund të ofrojnë të dhëna të rëndësishme për rrjetin e shpërndarësve të kokainës. Pas arrestimit, çifti i pensionistëve shqiptarë u dërgua në Burgun Kapane ( Capanne) të Peruxhas. /gje.th. agjencia e lajmeve Dyrrah/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: