Çifti italo-shqiptar arrestohet me kokainë në të mbathura

06/05/2015 - 13:23

6 maj 2015 - Karabinierët e qytezës së Folinjos (Foligno) në mbrëmjen e së martës 5 maj 2015, ndaluan një çift italo-shqiptar, që po udhëtonte me makinë.

Shqiptari 23-vjeçar jetonte në banesën e italianes 37-vjeçare. Gjatë kontrollit të imtësishëm të të riut shqiptar, iu gjetën të fshehura në të mbathurat 30 gramë kokainë e pastër. Bashkëjetueses së tij italiane iu gjet një dozë kokaine e fshehur në sutjena. Italiania u denoncua në gjendje të lirë, ndërsa shqiptari u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në burgun e Spoletos.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: