Çmimet MTV Movie Awards 2013

15/04/2013 - 15:57

Filmat e njohur “The Avengers” dhe “Silver Linings Playbook”, ishin fituesit më të mëdhenjw në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Movie Awards që u mbajt mbrëmë. Të dy filmat kanë fituar nga tre çmime.

Aktorët Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence, protagonistë në “Silver Linings Playbook”, kanë fituar nga një çmim, duke përfshirë edhe çmimin për puthjen më të mirë.

Jennifer është shpërblyer si aktorja më e mirë ndërsa Cooper si aktori më i mirë.

Fitues në këtë ceremoni ishte dhe Jamie Foxx i cili mori çmimin “Best WTF Moment” për rolin e tij në filmin, “Django Unchained” si dhe çmimin “Generation Award”. Ndërsa aktorja Emma Watson është shpërblyer me çmimin, “Trailblazer Award”.

Mark Wahlberg dhe Seth MacFarlane morën çmimin si dyshja më e mirë në filmin “Ted” ndërsa prezantuesi i mbrëmjes aktori, Rebel Wilson fitoi çmimin “Breakthrough Performance” për rolin e tij në “Pitch Perfect”.

Në këtë mbrëmje kanë performuar, Macklemore & Ryan Lewis dhe Selena Gomez, e cila u ftua në skenë nga Kim Kardashian.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: