“My love Monica”

02/07/2014 - 10:44

Itali, 2 korrik 2014 - Vetëm pak ditë më parë ata vunë zyrtarisht kurorë dhe duket se martesa mes tyre është e mbushur me dashuri.

Futbollisti Lorik Cana ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij Monica teksa ka postuar një fotografi në Instagram, ku shkruan “My love, Monica” (Dashuria ime, Monica). Më tej ai ka postuar një fotografi ku të dy ndodhen buzë pishine, ndoshta në muaj mjalti.

Kapiteni i kombëtares shqiptare i dha fund beqarisë duke finalizuar në martesë lidhjen e gjatë me bukuroshen italiane, Monica.

Pas një ceremonie private të zhvilluar në Itali, dasma u spostua në Prishtinë disa ditë më parë, ku mesfushori dhe arkitektja italiane festuan në praninë e rreth 500 personave.

Lideri i kombëtares kuqezi dhe bashkëshortja e tij u njohën disa vite më parë në Romë ku Cana u transferua te Lazio.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: