“Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të UT-së”

17/04/2016 - 13:21

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ndalimin e Emiliano Shullazit, pas deklaratave që bëri dje ish-kryeministri Sali Berisha, se Shullazi ka kërcënuar me jëtë kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Konin.

“Pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës. Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobëvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe çelësat e kafazit të Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktojë Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike”, deklaroi Basha.

Sipas liderit të opozitës, ky është modeli dhe koncepti i Edi Ramës për zgjedhjet.

“Sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vëzhgues, KQZ, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013-s. Po ashtu në zgjedhjet e 2015-s. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet në universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur universitetin është ndoshta më e rënda deri sot. Por nuk do t’ia dalë. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik”, deklaroi kreu i PD-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: