10 ditë pas aksidentit të helikopterit/ Çfarë po ndodh në vendin e ngjarjes

16/04/2016 - 19:48

Ende nuk ka një version zyrtar per motivet pse helikopteri i forcave të armatosura përfundoi në liqenin e Shkodrës. Grupi i xhirimit të abcnews disa ditë me pas shkoi ne vendngjarje dhe sipas dëshmitarëve aty vetëm një skaf policie ka kryer disa kontrolle në ujë. 

Vetëm gjurmët e automjeteve të ushtrisë dhe të policisë kanë mbetur nga vendi i ngjarjes ku u rrezua helikopteri EC145 i ushtrisë shqiptare.

Pas largimit te mbetjeve, nje skaf policie ka shkuar serish ne liqen.

Pasi ka bere disa kontrolle në ujë, është larguar bashkë me uniformat blu që kontrollonin edhe në tokë. Rifat Taflaj, banor i zonës akoma kujton zhurmën e frikshme kur helikopteri përfundoi në liqenin e Shkodrës. Helikopteri i nxjerrë nga uji bashkë me mbetjet e gjetura në breg ruhet në ambientet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Nga hetimet e deritanishme nuk është arritur ende ne nje konkluzion per shkaqet e ngjarjes në të cilën humbën jetën kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: