10 rregulla për të mos gabuar në shtrat

18/09/2014 - 23:21

18 Shtator 2014 - Një sondazh i zhvilluar së fundmi në disa vende të Evropës, që përfshiu rreth 5 mijë grave, ka arritur të zbulojë gabime që bëjnë burra në intimitet.

 Ja 10 këshillat që japin femrat për partnerët e tyre.

1. Hapi i parë 
Në takimin e parë duhet të keni gjithnjë kujdes të prezantoheni sa më elegant të mundeni. Duke u paraqitur kështu do të bëni me të vërtetë figurë të mirë.

2. Luani por jo shumë 
Duhet të tregoni se dini të luani me ritualin e joshjes. Por asnjëherë mos humbni në një joshje dhe provokim pafund. Duhet të dini të gjeni momentin e duhur kur të hidheni në veprim, por duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë e partneres suaj.

3. Momentet e intimitetit 
Tani jeni bashkë, ndaj duhet të nisni të vallëzoni në lojën e kënaqësisë. Filloni ta zhvishni partneren ngadalë. Mos kini frikë në ndonjë gabim të vogël që mund të bëni në këtë fazë

4. Edhe syri ka rëndësinë e tij 
E dini se çfarë e sikletos një grua në momentin kur sapo është zhveshur? Barku, madje ai ndikon negativisht dhe mund të fashisë edhe pasionin e shumë prej tyre. Kështu gjatë kësaj faze duhet të tregoni kujdes me mënyrë se si silleni me partneren tuaj, pasi mund të shkatërroni gjithçka që kishit arritur deri në atë moment.

5. Pak fantazi 
Besoj se duhet ta keni kuptuar se është shumë e rëndësishme faza e përgatitjeve. Asnjëherë nuk duhet të lini pas dore ledhatimin e zonave erogjene. Janë një ‘balsam’ i vërtetë për seksin ledhatimi i qafës, shpinës, veshëve, barkut...

6. Gabim i rëndë 
Një këshillë: asnjëherë mos i kërkoni të shohë bashkë me ju filma porno në rast se sapo jeni njohur.

7. Mësoni artin e dashurisë 
Seksi oral. Ndoshta ju ende nuk e keni kuptuar që seksi oral është pasionant vetëm për 30 përqind të grave, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre ka nevojë të mësojë më shumë për të.

8. Mos lini pas dore detajet 
Njëri prej tyre, shumë i rëndësishëm, janë fjalët që thoni. Mundohuni në evitoni në maksimum fjalët e ndyra në shtrat, pasi pjesa më e madhe e grave nuk i pëlqejnë ato.

9. Impotenca 
Nëse ju qëllon ndonjëherë të ‘dështoni’ nën çarçafë mos u nevrikosni duke kërkuar më shumë vëmendje nga partnerja juaj, sidomos kur e dini se nuk do t’i përgjigjeni dot. Mundohuni t’i merrni gjërat më me qetësi.

10. Kujdes në çastet e fundit 
“Hë, të pëlqeu?”. Kjo është fraza që nuk duhet t’ua thoni kurrë partnereve tuaja menjëherë sapo të keni mbaruara se bëri dashuri. Gjithashtu nuk shihet me sy të mirë as dëshira e madhe që mund të keni për të shkuar me vrap për të bërë dush, si dhe për të fjetur. Në këtë pikë duhet të vendosni, nëse keni dëshirë ta takoni sërish partneren tuaj, duhet të tregoni kujdes të madh me çastet e fundit. Ndoshta do të ishte më mirë që në atë moment të bëni një kafe.

/Telegrafi/
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: