30-vjeçarja shtatzënë dhunohet barbarisht nga bashkëshorti

12/12/2012 - 12:19

 

KORCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Një 30-vjeçare në muajin e gjashtë të shtatzanisë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit, në banesën ku jetonte çifti, ndërsa paraprakisht dyshohet se gruaja është goditur me sende të forta në kokë, për shkak të xhelozisë. 

30-vjeçarja Rudina Iljazi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku po i nënshtrohet një operacioni në kokë.

Sipas informacionit që vjen nga bluzat e bardha të këtij spitali, gjendja e fëmijës është e mirë dhe për të fatmirësisht nuk ka asnjë rrezik. 

Ndërkaq bëhet me dije se polica e Korcës ka arrestuar burrin agresor. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: