Aksident i rëndë, këmbësori përplaset për vdekje

Një aksident me vdekje është regjistruar në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.