Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë. 

Në afërsi të Urës së Dajlanit një automjet, i drejtuar nga një i ri, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pikë karburanti. 

Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, sjellë nga operatori Denis Simaku, përplasja ka qenë shumë e fortë e mjeti është dëmtuar rëndë. 

Si pasojë, 2 vajza dhe një djalë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar në spital, ndërsa ka mbetur ende brenda në makinë shoferi. 

Forcat zjarrfikëse dhe policia po presin me sharrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e të riut, i cili ka shfaqur shenja jete. 

Më tepër detaje pritet të mësohen në vijim.