Aksident në Durrës, makina përplaset me betonieren (FOTO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, pranë kryqëzimit të stadiumit në Durrës. Siç duket dhe në fotot e dërguara në redaksinë tonë, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Lanca” dhe një betoniere, të cilat janë përplasur lehtë me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.