Italianët e INC fitojnë tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ofrojnë 69.7 mln euro

28/10/2020 - 12:01

Kompanisë Italiane INC S.P.A iu akordua dje nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas.

Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe u miratua në vitin 2016 me qëllimin kryesor rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës (terminalit të Transportit Publik të Tiranës) dhe qytetit të Durrësit. Ai përfshin gjithashtu ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Tenderi ishte shpallur më 31 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar të BERZH, në tender dhanë ofertë tre kompani:

-Indianët e  STS-KALPATARU (KPTL) J.V ofruan 92.29 milionë euro.

-Kinezët e SINOHYDRO- EEB J.V.A ofruan 92.53 milionë euro.

-Italianët e  INC S.P.A dhanë ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro.

BERZH njofton se pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A, me 69.7 milionë euro.

Sipas faqes zyrtare të internetit, INC S.P.A është themeluar në fund të viteve ’60 nga familja Dogliani dhe sot është një nga kompanitë kryesore në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha dhe është pjesë e grupit FININC Spa.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

Ky projekt është në linjë me dy ndërhyrje të tjera të planifikuara në Korridorin 8 dhe në Korridorin Mesdhetar në Shqipëri, si më poshtë:

– Rruga 2: Durrës – Vorë – Shkodër – Hani Hotit / kufiri me Malin e Zi (140 km)

-Korridori 8 Durrës – Vlorë – Pogradec / kufiri me Maqedoninë e Veriut (137 km). /MONITOR

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.

Nga 15 tetori kur hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyruar të maskës në rrugë e deri më sot, janë vendosur thuajse 19 000 gjoba

Situata e infektimeve nga Covid në Shqipëri vijon të paraqitet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit ja

Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios përdorën 130 kilogramë eksploziv për shembjen e një pallati përbri drejtor

Grupimi "Bicycle Durrës" ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 2020 shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.