Mbi 1 mijë tregtarë të tregjeve industriale në Durrës kërkojnë “pagën e luftës”, kush e përfiton

07/04/2020 - 15:13

“Pagën e luftës” e kërkojnë edhe më shumë se 1 mijë tregtarë të tregjeve industriale në Durrës, të cilët kanë pezulluar aktivitetin prej datës 9 mars, katër javë më parë. Shqetësimi është ngritur në “DurrësLajm, dhe ka të bëjë me mbijetesën e këtyre familejve që të ardhur të vetëm kanë patur shitjen në treg.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do t’iu vijë në ndihmë të gjithë punëtorëve, aktivitetet e të cilëve janë mbyllur për shkak të masave të marra në kuadër të Covid-19. Në Durrës operojnë dy tregje me rreth 1 mijë tregtarë, të cilët mbahen vetëm nga shitjet me pakicë në këto tregje.

Tregtarët janë të licensuar dhe si të tillë ata kanë kërkuar nga kryeministri të paguhen me “pagën e luftës”, ose pagën mininale me të cilën do të paguhen mbi 60 mijë punëtorë në rang vendi në muajin prill. Tregtarët e tregjeve industriale në Durrës në masën më të madhe punojnë sa për të mbajtur familjen, pasi nisur që nga qiraja e vendit taksat për bashkinë dhe rënia e xhiros ka qenë problematika në vijim të ngrituara prej tyre. 

Tregjet industriale ishin të parët që u mbyllën me bllokimin e transportit publik, për të mos krijuar vende me grumbullim të lartë që përbën rrezik për përhapjes e koronavirusit i cili u ka marrë jetën më shumë se 20 personave deri tani në vedin tonë, ndërsa të prekurit po shkojnë rreth 400.

Por kush e përfiton “pagën e luftës”?

Personat e vetëpunësuar, familjet me ndihmë ekonomike dhe ata me pagesë papunësie do të marrin ndihmë  financiare duke nisur nga data 1 prill. “Paga e Luftës” është përcaktuar që të jepet për tre muaj në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19 në vend. Vendimi është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe parashikon që të gjithë personat që punojnë në biznese të vogla që nuk e kalojnë xhiron vjetore prej 14 mln lekësh do të përfitojnë një pagë  minimale prej 26 mijë lekësh.

Përfitues parashikohet të jenë të vetëpunësuarit ose të punësuarit dhe pagesa do të jepet sipas listë-pagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese. Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listë-pagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listë-pagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listë-pagesat çdo muaj, merret në konsideratë listë-pagesa e muajit janar 2020.

Individët, që janë në më tepër se në një listë pagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Ndërkohë që në vendim theksohet se subjekti duhet të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Subjektet duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-filinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve ku përfshihen:

a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS

b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin. ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit, iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare. iv. numrin e llogarisë bankare.

Pas dorëzimit të kërkesës, Drejtoria e Tatimeve do të bëjë verifikimin e të dhënave të dorëzuara nga subjektet. Ndërkohë për sa i përket personave me pagesë papunësie do të përfitojnë të gjithë qytetarët në listë dhe ata që kanë aplikuar për të, përpara datës 10 mars 2020. E njëjta gjë vlen edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Efekti financiar për këtë paketë vlerësohet të jetë 5.8 mld lekë.

 Të dhënat që duhet të dorëzohen në Tatime: a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS. b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: emrin, atësinë, mbiemrin. ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit, iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare. iv. numrin e llogarisë bankare

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët: a) Personat fizikë të vetëpunësuar; b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; ç) Të punësuarit në personat juridikë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sherr ku janë përfshirë 3 persona ka ndodhur para pak minutash në Durrës. Sipas informacioneve paraprake policore, një person ka mbet

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është shprehur se policia e shtetit falsifikon dhe sajon raportet.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke fil

Operatori i Sistemt të Transmetimit njofton banorët e Durrësit dhe Shijakut që të hënën dhe të mërkurën për 4 orë ( 09:00-13:00) do ketë

Ministri i mjedisit dhe turizmit Bendi Klosi gjatë një takimi me hotelieret e Vlorës ka bërë me dije se 15 nëntori do të shënojë fundin e

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të r

Ditën e parë të javës së ardhshme, që përkon edhe me nisjen e muajit qershor, thuajse të gjitha bizneset do të jenë të hapura, madje edhe

Në një dalje për mediat, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në lidhje me ndërrimin e jetës së një 82-vjeçare në sp

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.

Në qytetin e Durrësit janë disa pallate që janë shembur dhe të tjerë që presin të shemben, pasi rezultojnë me dëmtime të rënda, të shkakt