Të dhënat e fundit të raportuara për mbyllje të bizneseve në fillim të vitit 2018, kanë bërë që ministrja e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato të ndërmarrë një tur në disa qytete të vendit për tu njohur me situatën reale.

E shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Valbona Sako, Qato inspektoi zyrat e Drejtorisë së Tatimeve, ku dhe u njoh me reformen e ndërmarrë në katër vitet e fundit nga ana e institucionit tatimor.

Ministrja u kujdes për të ritheksuar se qasja e inspektorëve ndaj bizneseve nuk duhet të jetë ndëshkuese por informuese dhe korrigjuese.

Së fundmi, Qato theksoi se prioriteti i qeverisë në këtë mandat është nxitja e punësimit, ndaj çdo institucion është tërësisht i mobilizuar për të lehtësuar biznesin në çdo hallkë që do t’i mundësojë të rritet dhe të krijojë vende të reja pune.

K.H.