Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tronditëse të pak javëve më parë në qytetin e Kavajës, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, Dritan Haxhollin dhe me një të plagosur, policin e burgjeve Bledar Toçi.

Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve, në banesën e të cilës ndodhi krimi, ka deklaruar se ka marrë një shumë prej 20 milionë lekësh nga disa individë, në shenjë dëmshpërblimi, pasi sikurse shprehet edhe ajo, “po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg”.

Në një intervistë për “Tirananews.al”, Qatja thotë se pavarësisht ngjarjes, ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në burg në Gjermani nën akuzën e trafikut të drogës. Marsida sqaron se megjithëse Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë  “Detyrim paraqitje”, ajo është e lirë të udhëtojë. Madje, Qatja shton se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj.

Intervista

Marsida si është gjendja juaj pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë?

Unë jam shumë mirë bashkë me fëmijët e mi.
Për të gjithë ata që janë në merak.

Marsida çfarë ndihme keni marrë nga shteti pas ngjarjes së rëndë. Me the që ke marrë 20 milionë lekë, kush t’i ka dhënë?

Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë.

Janë individ që të kanë përkrahur ty?

Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg.

Janë para që të janë dhënë ty për të mos folur, që ti si ke nxjerrë gjerat si duheshin?

Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje.