Vrasja e Hazbije Kukës nga bashkëshorti i saj Ardiani i ka lënë të gjithë të shokuar. Të afërmit dhe banorët e lagjes nr.15, në Spitallë nuk mund ta besonin ende krimin e rëndë në familje, të regjistruar pasditen e së premtes.

Në pamjet filmike që sjell operatori i DurrësLajm, duket shtëpia e rrethuar me shiritat e vendit të krimit, ndërkohë që shumë gra të lagjes, me lot në sy, nuk duan ta besojnë se 36-vjeçares, nënë e një djali të mitur, është vrarë në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj shofer.