Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Historianë të Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për rishikimin e historisë së shqiptarëve

04/05/2021 - 12:49

Akademia e Shkencave të Shqipërisë po punon për një projekt që kësaj here është i veçantë. Historianë të Shqipërisë dhe të Kosovës do të punojnë mbi finalizimin e një botimi ku do të trajtohen të gjitha zhvillimet historike lidhur me Shqipërinë deri në vitet 90.

Botimi do të përkthehet edhe në gjuhë të huaja duke shërbyer edhe si referim për studiuesit e huaj.

Anëtari i akademisë Pellumb Xhufi tha në konferencën e mbajtur ditën e sotme se ky projekt ka qenë goxha impenjativ pasi është gjithpërfshirës ndryshe nga botimet e tjera.

“Do fillojnë që nga antikiteti dhe do përfundojnë në vitet 90. Ky botim është një punë e madhe i cili do te perkthehet edhe në gjuhë të huaja dhe do të shërbeje edhe si botim referimi për studiuesit e huaj”-tha Xhufi.

Zoti Xhufi u shpreh se Akademia ka ecur shumë edhe në formimin e lidhjeve të bashkëpunimit me marrëveshjet e bëra me institucionet shkencore të shqiptarëve në Kosovë,Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Do rishikohen të gjitha periudhat e historisë që nga antikiteti deri ne vitet 90, historianë dhe studiues nga Kosova dhe Shqiperia jane bërë bashke”-përfundoi Xhufi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hiqet tenda në sheshin "Liria" në Durrës, e ngritur për procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve për moshat +65 vjeç.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, neutraliz

Profesor Tritan Kalo ka dhënë lajmin e mirë mëngjesin e sotëm se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv që nuk është paraqitur

Më 11 janar, një zhurmë e fortë matrapiku dëgjohej në mes të Bulevardit Dyrrah – arteria kryesore e Durrësit, e cila e merr emrin nga top

Një ditë pasi portali "DurrësLajm" publikoi foto dhe video të situatës së krijuar në qytet për shkak të grumbujve me mbeturina, koshat e

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pas

Këtë të shtunë, deri në orët e mesditës territori do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për sh

Ibrahim Didani është kambisti, i cili ra pre e grabitjes sot në mbrëmje nga tre persona në Sarandë.

Autoriteti Portual Durrës shpall konkursin për 2 (dy) vende vakante prane Forcës së Sigurisë Portuale Durrës per pozicionin e punës: