5000 bileta falas për turistët për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik në Durrës

24/06/2020 - 13:47

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për “Nxitjen dhe promovimin e turizmit kulturor në Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin, Durrës, nëpërmjet hyrjes pa pagesë”.

Për të nxitur turizmin kulturor, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë operatorëve turistikë, bizneseve, si dhe institucioneve dhe subjekteve private, që lidhen në mënyrë direkte apo indirekte me turizmin kulturor, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nisma konkrete në funksion të rritjes së numrit të vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

Një ndër to është edhe “dhurimi” i një sasie biletash me vlerën zero, të cilat Bashkitë e qyteteve me kapacitete turistike, ua shpërndajnë bizneseve lokale, që lidhen me turizmin, për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore.

Në bazë të marrëveshjes, Ministria i ofroi Bashkisë Durrës 5000 bileta me vlerë zero, për periudhën 23 qershor – 31 gusht për të dy institucionet e trashëgimisë, Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin në Durrës.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se “Qyteti i Durrësit, është një ndër qytetet me trashëgiminë arkeologjike më të pasur në vend dhe në rajon. Pas dy vështirësive të mëdha që kaloi qyteti ynë siç ishte tërmeti dhe situata e pandemisë nxitja e turizmit gjatë këtij sezoni merr një rëndësi të veçantë.

Kjo marrëveshje për mbështetjen e bizneseve turistike duke ofruar falas biletat për sitet e Trashëgimisë Kulturore për sezonin veror shërben për të nxitur turizmin kulturor, si dhe për t’i ardhur në ndihmë operatorëve turistikë, bizneseve, si dhe institucioneve dhe subjekteve private që lidhen në mënyrë direkte apo indirekte me turizmin kulturor. Kjo nismë e Ministrisë është një masë konkrete në funksion të rritjes së numrit të vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore dhe muzeve”.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tej me pushtetin lokal për nxitjen e turizmit dhe tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga COVID-19. “Viti që lamë pas shënoi një sukses për turizmin kulturor në Shqipëri. Kemi pritur më shumë se 1 milion vizitorë në të gjitha sitet arkeologjike dhe muzetë, në të gjithë vendin. Dhe për këtë vit rishikuam tarifat e biletave, me qëllim që të ardhurat prej tyre të përkthehen në më shumë shërbime për vizitorët dhe më shumë mirëmbajtje për objektet. 

Të ndodhur në një situatë, që nuk e kishim parashikuar, na u desh të rishikonim çmimet e biletave, t’i ulnim ato, të shtonim 4 të dielat falas dhe të shkojmë edhe më tej, me lidhjen e këtyre marrëveshjeve me bashkitë. E gjithë kjo nismë është ndërmarrë për të nxitur turizmin vendas dhe për t’i dhënë edhe një arsye më shumë turistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që të vijnë dhe të zbulojnë trashëgiminë tonë kulturore”, tha ministrja Elva Margariti.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 27 prill 2020, te rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i h

Komuniteti i Myslimanëve i Shqipërisë ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare duke parë gjendjen

Prej ditës së sotme kanë nisur aplikimet për shkollën e policisë për "Patrullë të përgjithshme".

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Posta Shqiptare Sh.A Fililali Durrës do të fillojë shpërndarjen e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kujdestarëve të tyre n

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi, në COVID/2.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s