Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Durrës, "idhujt" e harruar dhe 170 mln lekë për vepra të tjera (VIDEO)

01/02/2021 - 12:24

Skulpturat e yjeve të skenës John Lenon, Bob Dylan, Tina Turner dhe Mick Jagger qëndrojnë prej vitesh të harruar në një cep të oborrit të NSHK-së.

Mbretëreshës së Rock 'n' Roll-it i mungon pjesa e poshtme e këmbëve, ndërsa pranë qëndron një kosh mbeturinash, si për t’u kujtuar të famshmëve se ditët e lavdishme kanë mbetur pas.

Deri në vitin 2017, 4 skulpturat e parkut ishin pjesë e projektit të bashkisë "Idhuj në bronz" dhe u vendosën në lulishten përballë Torrës Veneciane, ku tërhiqnin jo pak vëmendjen e turistëve të huaj, që ndalnin të shkrepnin foto me ta. Madje edhe ish-kryebashkiaku Dako nuk i shpëtoi një fotoje me solistin e grupit Beatles. 

Me nisjen e punimeve të Velierës, skulpturat në bronz u hoqën nga aty dhe prej 4 vitesh presin destinacionin e radhës. Por pritja mund të vazhdojë gjatë…

Ato mund të pësojnë fatin e shatërvanit historik të Durrësit, që kur u hoq drejtuesit lokalë premtuan se do të vendosej në një shesh tjetër të qytetit, por sot e kësaj dite qëndron i braktisur në një nga kalatat e portit.

Në buxhetin e këtij viti, bashkia e Durrësit ka planifikuar të shpenzojë 50 milionë lekë të vjetra për realizimin e veprave të artit nëpër rotondat e qytetit dhe 120 milionë lekë për skulptura në shëtitoren "Taulantia". 

Plot 170 milionë për vepra të reja arti, ndërkohë që 4 skulpturat në bronz, në oborrin e NSHK-së mund të qëndrojnë edhe një vit tjetër përkrah kazanëve të mbeturinave.

Durrësi është i varfër përsa i përket skulpturave të parkut, por, pavarësisht kësaj, veprat që u vendosën me shumë bujë pak vite më parë mbeten jashtë vëmendjes së bashkisë. 

Nga ana tjetër, ato të ekspozuara vitet e fundit në shëtitoren "Taulantia" janë pritur me reagime të ndryshme nga ana e qytetarëve. Në hyrje të shëtitores ngrihet perëndia ilire Redon, që megjithëse erdhi nga lashtësia në ditët tona, nuk mundi ta përballonte erën e fortë të fund dhjetorit të vitit të kaluar. 

Nëse shkojmë më tej, veprat e artit në shëtitore duket se janë përzgjedhur krejt rastësisht dhe kanë shumë pak lidhje me njëra-tjetrën, pasi diku shfaqen gladiatorët, më larg një peshkatar, një guackë apo një bust femre lakuriqe.

Megjithëse mund të risjellin në mendje Durrësin antik dhe lidhjen e pandashme të qytetit me detin, ato nuk krijojnë një lidhje harmonike njëra me tjetrën. Të tjerat që do t’u shtohen gjatë këtij viti nuk dihet nëse do të kënaqin pritshmëritë e artdashësve dhe qytetarëve.

Për më tepër, përsa kohë përzgjedhja e veprave të artit në një shesh apo shëtitore të Durrësit nuk bëhet paralelisht me projektet infrastrukturore, paratë e tatimpaguesve durrsakë do të shpenzohen për skulpturat e radhës, që pas ca vitesh mund të pësojnë fatin e trishtë të legjendave të muzikës Rock dhe Pop.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median ka bërë të ditur vendimet e reja nga Komite

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndejkur nga afër mëngjesin e sotëm vaksinimin masiv në sheshin "Skë

Sipas MeteoAlb vendi sot do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin kthjellime në pje

Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC) pjesë e Rrjetit POP (Përballja e Ofertave Politike), në kuadër të Zgjedhjeve Parla

Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili, ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të n

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 360 raste të rej

Krimi horror që tronditi opinionin publik paraditen e sotme, ku një grua në Kavajë u gjet e djegur në makinë, ndërsa bashkëshorti i saj i

Administratori i "Masabi Fruits", Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar sërish sot në një deklaratë për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, q