EMRAT/ 7 Marsi, nderohen mësuesit më të mirë të Durrësit dhe shpallen shkollat fituese të "Maratonës Rinore" (VIDEO)

07/03/2020 - 12:56

Mbrëmjen e së premtes, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ZVA shpalli mësuesit më të mirë të Durrësit dhe shkollat e mesme fituese të Maratonës Rinore, aktivitetit kulturor që u mbajt prej disa ditësh në qytetin bregdetar.

Mësuesit e nderuar në këtë aktivitet, që ishin nga 13 shkolla të mesme publike dhe private të bashkisë Durrës, u vlerësuan me motivacionin për përkushtimin e vazhdueshëm të tyre në aktivitetet kulturore dhe zhvillimore të shkollave respektive. Ashtu siç theksuan drejtuesit e ZVA Durrës, por edhe vetë gjimnazistët që kishin votuar për përzgjedhjen dhe nderimin e tyre, puna e këtyre arsimtarëve del jashtë kuadrit të punës së përditshme që bëhet gjatë orës së mësimit.

Puna e vazhdueshme e tyre me gjimnazistët dhe angazhimi maksimal për aktivizimin e brezit të ri në aktivitete kulturore dhe jo vetëm ishte kriteri kryesor që përcaktoi nderimin e mësuesve më të mirë të këtij viti.

Gjatë mbrëmjes u shpallën edhe shkollat fituese, pjesëmarrëse në “Maratonën Rinore”, ku me çmimin e parë u nderuan jo një, por tre shkolla, pasi siç tha edhe drejtoresha e ZVA Durrës, Jonida Matohiti, performanca e tyre ishte vlerësuar me nota maksimale nga anëtarët e jurisë.

Shkollat e mesme që u nderuan me çmimin e parë ishin "Leonik Tomeo", "Top School" dhe "Gjergj Kastrioti".

Në “Maratonën Rinore” të këtij viti morën pjesë 16 shkolla të mesme publike dhe jo publike të bashkisë Durrës dhe një shkollë e mesme e bashkisë së Shijakut, ajo e Maminasit. Në fund të mbrëmjes, gjimnazistët pjesëmarrës në "Maratonën Rinore" i bënë një surprizë edhe koreografit Arjan Plaku, për impenjimin e vazhdueshëm të tij në aktivitetet kulturore të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit dhe mbështetjen e madhe që i ka ofruar nxënësve të talentuar në kërcim dhe balet. 

Mësuesit më të mirë të Durrësit:

Shkolla LEONIK TOMEO

  • Mimoza Mema
  • Oneda Thartori
  • Reina Prifti
  • Nertila Ruçi
  • Adela Likmeta
  • Erjona Shyti
  • Marinela Poga
  • Olgers Manaj
  • Ermal Braholli

Shkolla BENARDINA QERAXHIA

  • Alma Begaj

Shkolla NAIM FRAASHERI

  • Mirela Lazimi
  • Valbona Xhani

Shkolla TOP SCHOOL

  • Alma Bala
  • Iris Saliu
  • Elida Kasmi

Shkolla OLSI LASKO

  • Erjola     Koni         
  • Dardana  Murati     
  • Anisa     Mehja       

Shkolla MANEZ

  • Olda Kolndreu
  • Hasije Doda

Shkolla KATUNDI I RI

  • Trendafile Koleci

Shkolla IBRAHIM KODRA

  • Blerina Gjyli
  • Aida Dunisha
  • Aferdita Mataj

Shkolla MIGJENI

  • Nafie Basha 
  • Olta Juba 
  • Oriana Rrihnaj 

Shkolla MIHAL IKONOMI

  • Dalina Beshiri
  • Edmonda Ceci
  • Soida Abdullai

Shkolla KULLE

  • Anita Trendafili 

Shkolla GJERGJ KASTRIOTI

  • Aida Bardhi
  • Alketa Aliu
  • Rudina Hajderi (Hamitaj) 
  • Albano Kolea

Shkolla BESNIK HIDRI

  • Anxhela Hote
  • Belina Tomorri

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Kur vajza u nis për në Itali, nuk munda ta përqafoja. Testi kishte dalë negativ, por unë isha ende në karantinë!"

Agjencia e Prokurimit Publik pasi njoftoi pezullimin e të gjithë procedurave të prokurimit me përjashtim të atyre që lidheshin me nevojat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një tjetër infermiere ka fituar betejën ndaj koronavirusit.

Një punonjës në Drejtorinë e Kufirit në Korçë është konfirmuar pozitiv me koronavirus duke shënuar 17 raste në këtë qytet.

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ministrai e Shëndetësisë bën me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja

Me shtimin e rasteve të të infektuarve nga COVID-19 në vendin tonë, Policia e Shtetit ka shtuar masat në pika ku ende vijojnë të grumbull

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të vijojë pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë janë lënduar katër anëtarët e familjes.

Përfitimet që merr nga zotërimi i një pasaporte EU ka shtyrë shumë shqiptarë që të aplikojnë për tu pajisur me një të tillë.

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo u bën apel shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi e të rrisin ndërgjegjësimin për të përballuar me sukses kët