Shuhet Fadil Hasa, teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit në zi!

Mëngjesin e sotëm, në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta Artisti i Merituar durrsak, autor i qindra roleve, humoristi Fadil Hasa.

Janë miqtë e tij Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça, që kanë dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kolegut me të cilin kanë ndarë jo vetëm role në skenë, por edhe dekada jetë.

Aktori i shquar durrsak mbylli sytë për herë të fundit në banesën e tij, duke lënë pas dy vajza.

Homazhet do të mbahen ditën e martë nga ora 10:00 deri në 11:00 në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Fadil Hasa lindi në Durrës më 8 prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit. Gjithashtu ka luajtur në filma si : Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini, Zëvendësi i grave (1987) etj.