Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

U infektua me Covid-19, ndërron jetë aktori Valter Gjoni

14/11/2020 - 08:54

Një tjetër artist i njohur nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë këtë të shtunë lajmin e hidhur se Valter Gjoni është ndarë nga jeta.

Veliaj thotë se Gjoni i shërbeu kryeqytetit për 4 dekada dhe sot ka lënë një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë”, shkruan Veliaj.

Valter Gjoni ka lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë dhe është arsimuar në nivel parauniversitar, po në Tiranë. Në vitin 1978 përfundoi studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik dhe po në këtë vit fillon veprimtarinë e tij profesionale si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar etj. Në vitin 1987, krahas studimeve pasuniversitare për titull shkencor të nivelit të parë, përfundon edhe studimet e specializimit në degën e gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (në bazë të legjislacionit aktual konvertohet me nivelin Master Shkencor në Gazetari).

Ka kryer edhe kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Finlandë, Itali, Greqi etj. Njëkohësisht, Valter Gjoni është anëtar i nominuar i disa organizmave ndërkombëtare. Gjoni është autor i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta.

Pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias të Tiranës, në vitin 1991 e në vijim, Gjoni emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku përmbush një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, autori ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën.

Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ku titulli më i lartë është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analisti dhe gazetari Andi Bushati është pyetur sot në SPAK në lidhje me publikimin e bazës së të dhënave të Partisë Socialiste, ku shpre

Kreu Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vengu ka mirëpritur në një takim ambasadorin gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është paraqitur këtë paradite në Gjykatën e Posaçme, ku ka qenë i pranishëm në seancën e radhës ndaj ti

Shkarkohet nga detyra Bledar Maksuti, ​Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Databaza e Partisë Socialiste për Tiranën jep të dhëna interesante mbi zhvillimet demografike në kryeqytet, punësimin, emigracionin dhe m

Orët e para të ditës së premte parashikohen me kthjellimeve dhe vranësirave te lehta.

Ankesat për mbrojtjen e të dhënave personale janë në rritje.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka bërë jehonë edhe qëndrimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar për zgjedhjet dhe çështjen e votës.

Komunitetit Mysliman në Shqipëri ka reaguar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.