Tuba Buyukustun dhe Murat Yildirim takohen dhe bëhen bashkë pas 11 vitesh.

Detajet janë mbajtur shumë të fshehta, por dy aktorëve të famshëm ju është propozuar një projekt shumë interesant që do të transmetohet në sezonin e ri televiziv në vjeshtë.

Murat e ka pranuar me shumë dashamirësi këtë propozim, menjëherë pasi ka lexuar skenarin dhe ka mësuar se kush do të jetë partnerja e tij.

Dy aktorët janë njohur dhe kanë punuar bashkë për serialin “Asi” që u transmetua në vitin 2007.