Temperaturat e larta që po shoqërojnë vendin tonë gjatë gjithë muajit tetor, kanë bërë që në Durrës plazhi të mos stopojë ende.

Këtë fundjavë që sapo lamë pas, bregdeti i Durrësit ka pasur pushues të shumtë, jo vetëm në restorante e lokale që ishin mbushur plot, por edhe në vijën e plazhit.

Pushuesit vjeshtakë nuk mund të rrinë pa shijuar rrezet e ngrohta të diellit dhe shumë prej tyre janë larë edhe në det.

Këtë e tregojnë këto pamje të kapura gjatë të dielës në plazhin e Durrësit, apo edhe në Currila, që vijojnë të frekuentohen në masë nga pushuesit.