Rinia e Durrësit harron koronavirusin! Për Ledri Vulën të gjithë thyen sot masat (VIDEO+FOTO)

12/07/2020 - 18:23

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duket rinia është ajo që e harron koronavirusin më shumë se grupmoshat e tjera.

Këtë të diel, në një nga resortet e bregdetit të Durrësit, këngëtari i mirënjohur Ledri Vula mblodhi një numër të madh fansash në koncertin buzë detit, të cilët harruan që po jetojnë në kohë pandemie dhe virusi ende nuk ka ikur.

“DurrësLajm” sjell këto pamje nga lokali ku performoi sot artisti aq i preferuar për rininë, ku situata pasqyrohet serioze dhe shqetësuese. Ndonëse në ambient të hapur, të rinjtë shihen duke festuar ngjitur njëri me tjetrin në kundërshtim të hapur kundër masave anti-covid, sikur asgjë s’po ndodh!

Përballë numrave të të infektuarve në rritje, po ashtu edhe fataliteteve, sjellja e një pjese të të rinjve shqiptarë nuk është trimëri, por papërgjegjshmëri duke krijuar terren për infektimin dhe përhapjen e koronavirusit.  Ata po sfidojnë hapur koronavirusin edhe kontrollet e shtetit po ashtu, teksa nga ana tjetër janë edhe bizneset ato që po i lejojnë këto organizime duke thyer në mënyrë të hapur protokollet e sigurisë të masave anti-covid.

Të mos harrojmë se virusi është ende nën mesin tonë, madje shumë më frikshëm se më parë!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e dy pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para bashkisë për të protestuar për dy problemat

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Dy persona kanë qëlluar dje me armë zjarri në ajër në Durrës, Policia i ka identifikuar dhe arrestuar në kohë rekord autorët.

Qindra mostra u morën nga Grupet Mobile të EODY që u instaluan të mërkurën në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi.

Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë paradites.

Mjekja Lida Shosha publikon në "Facebook" mushkëritë e një pacienti me koronavirus, ndërsa thekson se çdo ditë shohim imazhe problematike

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet