Koncert për mbylljen e sezonit turistik në Durrës (VIDEO)

30/08/2018 - 12:38

Një koncert që shenjoi përmbylljen me sukses të sezonit turistik veror, u zhvillua mbrëmë te zona e “Sfinks”-it në shëtitoren e Durrësit.

Koncerti filloi gjatë pasdites, kur disa DJ të ndryshëm performuan rryma muzikore me ritme të përshtatshme për buzë detit, ndërsa një grup valltarësh sollën nëpërmjet dinamikës së tyre traditën me pjesë të zgjedhura të rajonit.

Më pas në skenë u ngjitën duo-ja e kitaristëve Sokol Shehu e Einar Nelku, që luajtën për publikun për rreth një orë këngë të zgjedhura nga repertori botëror dhe ai shqiptar.

Koncerti në pikun e tij vazhdoi me notat e zjarrta të grupit rrok “Kaçinari – Band” që e elektrizoi publikun e sidomos të rinjtë. Për të bërë pjesë të tyren edhe moshat e mesme, ata ftuan publikun të këndonin bashkë me ta, disa hite të vjetra të repertorit shqiptar si ato të Luan Zhegut, Aleksandër Gjokës apo Ardit Gjebreas.

Në fund kantautori Kujtim Prodani e ndezi tërë publikun me këngët e repertorit të tij. Ai zgjodhi ta niste interpretimin e tij me një këngë ndër më të dashurat për qytetarinë durrsake, këngën e marinarit që krijoi një atmosferë fantastike tek të gjithë të pranishmit.

Këtë verë, atmosfera kulturore në Durrës ishte mjaft e ngjeshur me veprimtari që i sollën kënaqësi jo vetëm qytetareve durrsakë, por edhe turistëve të shumtë që zgjodhën këtë qytet për të kaluar pushimet e tyre.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht se Franca është në avantazh ndaj Kombëtares Shqiptare, presidenti Ilir Meta shpreson ende.

Teksa në fushën e blertë po zhvillohej koreografia hapëse e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium”, në shkallët dhe tribunat e tij

Në "Air Albania Stadium", i inaguruar pak më parë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kreu i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri,

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako do të përjetojë nga afër emocionet e përballjes se Kombëtares shqiptare me Francën, e cila do të

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar presidentin e UEFA-s, i cili ndodhet në Shqipëri, si i futuar special në ditën e inagurimit të stadiumit

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Francës, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga brohoritjet e tifozërisë shqiptare

Andi Bejtja konsiderohet si ndër kritikët e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga dita e hënë do të nisin reshjet e shiut ndërsa thekson se në jugperëndim do të ketë rrebeshe.

Pasi Tirana u godit sot nga një tërmet me magnitudë 3.7, frika që ‘mbërthen’ qytetarët është fakti nëse do të ketë të tjera lëkundje.

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë ka lëkundur Tiranën në orën 10.09.