Një alarm i pambështetur për tërmetin dhe që shkakton panik

29/12/2019 - 10:23

Pas-tërmeti / A është me vend shqetësimi i pedagogut të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për ndërhyrjen, në një element strukturor, siç është KOLONA e betonit?!

• Për sistemimin e gjendjes në këtë ndërtesë është angazhuar një grup ekspertësh izraelitë.

• Pasi është zhveshur kolona nga suvatimi, është bërë kontrolli i hekurave të armimit me një aparaturë, qe quhet Bartracker, më pas është vazhduar me kontrollin e gjendjes së betonit me metodën SONREB dhe evidencimin e mikroplasaritjeve të mundshme.

Nga Feim Alliu

Tashmë, pas një muaji nga goditja shkatërruese e tërmetit të datës 26 nëntor, mendjet janë kthjelluar dhe vendimet e veprimet instiktive i kanë lënë vend arsyes…

Një foto në rrjetet sociale evidencon një nga punët e bëra në fazën e emergjencës për sistemimin e një elementi të strukturës ndërtimore në një nga pallatet e qytetit të Durrësit, të dëmtuar nga lëkundjet sizmike të muajit nëntor…

Një nga pedagogët e fakultetit të ndërtimit në Universitetin e Tiranës, me të drejtë, alarmohet nga kjo foto, ku shikohet një punonjës i angazhuar në ndërhyrjen, që po bëhet në një element strukturor siç është në rastin konkret KOLONA e betonit… pedagogu është në të drejtën e tij.

Por ndërkohë mënyra e tij e reagimit shkakton panik në popull dhe ndez polemika, ku marrin pjesë profesionistë dhe jo të tillë (inxhinierë, mjekë, ekonomistë, rrobaqepës, këpucarë, berberë… Respekt për të gjitha profesionet kur operojnë në fushën e tyre.

Shqetësimi i pedagogut dhe reagimet mbi këtë shqetësim të natyrshëm të tij na bëri të kërkojmë informacion të saktë se çfarë ka ndodhur. A është e mundur vallë që papërgjegjshmëria në këtë ndërhyrje të jetë e tillë që të rrezikojë jetë njerëzish?!

Informacioni mbi atë çfarë ka ndodhur

Për sistemimin e gjendjes në këtë ndërtesë është angazhuar një grup ekspertësh izraelitë, të drejtuar nga njeri prej profesorëve të fakultetit të ndërtimit në Universitetin e Tel Aviv-it.

Pasi është zhveshur kolona nga suvatimi, është bërë kontrolli i hekurave të armimit me një aparaturë, qe quhet Bartracker, më pas është vazhduar me kontrollin e gjendjes së betonit me metodën SONREB dhe evidencimin e mikroplasaritjeve të mundshme. Në përfundim të verifikimit grupi i specialistëve izraelitë ka përcaktuar procedurën e ndërhyrjes.

1. Largimi i të gjitha pjesëve të betonit të dëmtuara e të shkëputura nga elementi strukturor.

2. Pastrimi i hekurave te armimit nga ndryshku eventual.

3. Lyrja e hekurave të armimit me material pasivues të korrodimit të mëvonshëm të hekurave të armimit, që shërben për të garantuar lidhjen perfekte të hekurave të armimit me betonin e gatshëm që do të përdoret për mbulimin e tyre, duke i dhënë përmasat e duhura elementit strukturor (shiko materiali në ngjyrë blu në foto)

4. Pasi është lagur me ujë të pastër sipërfaqja, ku do të operohet deri në ngopje, realizohet aplikimi i betonit të gatshëm me konsistence tiksotropike, që ka modulin e elasticitetit më të lartë se betoni ekzistues dhe arrin që pas 24 orësh të sigurojeë në rezistencë në shtypje prej 30 MPa, pas 28 ditësh 65 MPa.

5. Me realizimin e përmasave të mëparshme të elementit strukturor, në mënyrë që të rritet aftësia mbajtëse e këtij elementi strukturor, të dëmtuar, ekspertët izraelitë parashikuan gjithashtu përforcimin duke aplikuar një kolonë metalike dopio T, të llogaritur nga ana e tyre.

Punimet janë kryer nga punonjës të trajnuar nga kompania multinacionale MAPEI SpA, të cilët eksperiencën e tyre shumëvjeçare e kanë pasuruar, ndër të tjera, edhe me punimet restauruese në punimet e TAP-it dhe hidrocentraleve Banjë e Moglicë.

Ky është informacioni mbi ndërhyrjen e bërë, e cila ka shqetësuar pedagogun e Fakultetit të Ndërtimit në Universitetin e Tiranës…

Dhe natyrshëm vjen pyetja: Pas këtij informacioni, do ta ketë ende pedagogu shqetësimin për jetët e njerëzve në rrezik?

Shënimi: Të gjitha punimet për realizimin e kësaj ndërhyrjeje janë bërë me shpenzimet e grupit të eksperteve izraelitë.

Marrë nga postimi në faqen në FB të Feim Alliut, 28.12.2019.

*Fotoja me tekstin e panikut nga një pedagog i fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në

Kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, k

Në një takim me operatorët turistikë që operojnë përgjatë vijës bregdetare të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku të pranishëm ishin edhe drejtue

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndë

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po rikandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurenber

SPAK kërkon sekuestrimin e 8 pronave në Shqipëri në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Nga data 7 shkurt deri më tani, OFL ka dërguar

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pra

Bota i dha 1.15 miliardë euro donacione dhe kredi qeverisë Rama për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-

Policia e Shtetit ka reaguar për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi përmes Shqipërisë.