Cakaj: Negociatat fitore e merituar e historike e Shqipërisë

25/03/2020 - 14:57

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, deklaroi sot se vendimi i një dite më parë i  Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë kurorëzoi arritjet e shumta të vendit tone dhe njëkohësisht pritet t’i jap një shtysë dhe një dinamikë të shtuar reformave të brendshme dhe transformimit të vendit.

DEKLARATA E CAKAJT

Vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së kurorëzoi dje arritjet e shumta të Shqipërisë dhe njëkohësisht pritet t’i jap një shtysë dhe një dinamikë të shtuar reformave të brendshme dhe transformimit të vendit.

Ky vendim, një arritje madhore, e fut Shqipërinë në një marrëdhenie të re me BE-në: atë të nisjes së rrugës për të arritur statusin final të anëtarit, në një të ardhme.

Edhe pse një proces i gjatë, është tepër i rëndësishëm, sepse me fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tashmë është krijuar një qasje e re, sa i përket marrëdhënies së BE-së me rajonin. Prandaj, në këto rrethana, është shumë e rëndësishme të thellohet marrëdhënia dhe të rritet ndërveprimi jo vetëm mes vendeve në rajon, por edhe në raport me Bashkimin Evropian.

Ne sot falënderojmë vendet anëtare, jo vetëm për dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe për faktin se kanë dhënë mesazhin e qartë, se në rast të reformave të prekshme, përparimi në rrugëtimin evropian është i mundur. Kjo vendimmarrje mbetet e rëndësisë historike për Shqipërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pika kufitare e Kakavijës do të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

Pas situatës në Kakavijë, në kufi me Greqinë, duket se problemet për shqiptarët që duan të ikin jashtë nuk kanë fund.

Dhjetëra makina të viteve '40-'80 kanë zbarkuar pasditen e djeshme në Durrës në ndalesën të dytë të stilit RETRO, organizuar nga Drejtori

Ka shkuar në 225 numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar ng

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka dhënë një lajm të mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.

Ndërsa Rusia ka lajmëruar se do të bëhet vendi i parë në botë që nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënde

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme parashikohet të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vr

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndër