Rama zbardh takimin me Presidenten e KE: Skenar shtesë për Rindërtimin edhe pas Konferencës së Donatorëve

29/01/2020 - 11:42

Teksa ecën rrugëve të Brukselit, kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi i një nate më parë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në videon e publikuar në Facebook, Rama thotë se thelbi ka qenë Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt, nën kujdesin e vetë Presidentes së KE.

"Mbrëmë takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me një karrierë të admirueshme dhe njohëse të çështjeve europiane që na mundësoi një bashkëbisedim për rreth dy orës. Qëllimi parësor i vizitës ishte adresimi i problematikës pas tërmetit me në fokus konferencën e donatorëve që është thirrur pikërisht nga presidentja e komisionit në Bruksel. Ishte një bisedë me një pjesë të madhe informative ku ne informuam për të gjitha aspektit e punës tonë që nga ndihma për familjet e prekura te raporti i dëmeve, masterplani i rindërtimit dhe natyrisht edhe plani ynë i financimit të këtij operacioni masiv që po të shohim dëmet tejkalojnë mundësitë tona. Që në ditën e parë pas tërmetit ajo i ka kushtuar rëndësi të gjitha aspekteve. Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i gatishmërisë së saj për të mbështetur rindërtimit. Seriozitet me të cilin po organizohet konferenca është maksimal. Ne e dimë që konferenca nuk i përmbush të gjitha nevojat por plani i saj shkon përtej konferencës pra edhe më pas ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për një skenar shtesë. Pastaj kaluam në temën e saj të preferuar për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka një strategji të sajën dhe fati i vendimit do të varet nga ecuria e brendshme në BE. Strategjia mbi negociatat është vetëm një pjesë për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal. Ajo e sheh me entuziazëm marrëveshjen e Berlinit për lehtësimin e të gjithë lëvizjes në rajonin tonë dhe finalizimin e Shengenit rajonal. BE do të luajë rolin e saj mbështetës në këtë program politikisht dhe financiarisht", shprehet Rama

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh