140 mijë tonë mallra tranzit nga porti i Durrësit për Kosovën gjatë 9 muajve

08/10/2019 - 13:31

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në dy nga Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar 140 mijë tonë mallra importi me drejtim për në Kosovë.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në Terminalin Perëndimor kanë mbërritur me anije 73,408 tonë mallra, të cilat pasi janë shkarkuar në kalata i janë drejtuar me automjete qyteteve të ndryshme të Kosovës.

67 mijë tonë mallra të tjerë nga importi janë përpunuar në kalatat e Terminalit Lindor për të vijuar më pas drejt Kosovës.

Gjatë këtyre 9 muajve në portin e Durrësit kanë mbërritur mallra të ndryshme tranzit për në Kosovë, si llamarinë, hekur, qymyr, pleh për bujqësinë, melaminë, etj.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se shifrat nuk përfshijnë volumet e mallrave tranzit nga/drejt Kosovës me kontejnerë, si dhe me kamjonë apo trajlerë nga tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona-Trieste e kthim.

Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Doganat e Kosovës që nga fillimi i këtij viti kanë një zyrë doganore në portin e Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i arr

Në një vit në Shqipëri prodhohen 26 mijë tonëqese plastike.

Në Autoritetin Rajonal të Ushqimit në Durrës është komanduar drejtuesi i ri.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj ka kaluar testin e Vetingut dhe është konfirmuar në detyrë.

Orët e para të ditës do të paraqiten kryesisht të kthjellëta në të gjithë vendin, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.