Rreth 4600 udhëtarë me 1 mijë autovetura kanë ardhur këtë të hënë më 12 gusht në portin e Durrësit.

Nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se pasagjerët kanë ardhur nga vendi fqinj Italia, me 3 tragete nga linja Bari-Durrës.

Që nga mesi i muajit korrik në linjat detare të udhëtarëve po udhëtojnë 7 tragete gjithsej, disa nga të cilët kanë kryer edhe dy lundrime në 24 orë. Ndërsa ditën e sotme dhe të nesërme (12 dhe 13 gusht) nuk do të ketë dopio kors.