Ambasadorët e huaj në portin e Durrësit, bashkëpunim me SHBA-të dhe Italinë për luftën kundër krimit të organizuar

04/09/2020 - 15:28

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi dje Portin e Durrësit, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Diplomatja amerikane është pritur nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, ku u ndal fillimisht në Njësinë Detare të Guardia di Finanza-s në Shqipëri (NUFROM), e cila vepron në Portin e Durrësit, dhe më pas në Qendrën Operative Ndërinstitucionale të APD-së.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, Pirro Vengu informoi ambasadorët Kim dhe Bucci mbi standardet e avancuara teknologjike të kësaj Qendre, e cila me nisjen e funksionalitetit të saj do të shërbejë për mbikëqyrjen e hapësirave portuale, regjimin e hyrje-daljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në të gjithë hapësirën portuale.

“Bashkëpunimi me SHBA përmes programeve të specializuara si ICITAP dhe Roja Bregdetare Amerikane, sikundër dhe ndërveprimi afat-gjatë me Guardia di Finanza, përbëjnë dy shtylla të forta mbi të cilat mbështetet siguria portuale në Durrës”, u shpreh Vengu.

Qendra e re ndërinstitucionale vjen të kompletojë kapacitetet tona duke integruar të gjitha sistemet e sigurisë që disponojmë aktualisht dhe që janë ndërtuar ndër vite. Me udhëzim të përbashkët të Ministrisë se Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë Qendrës do të veprojnë punonjës të Sigurisë Portuale, Policisë së Kufirit, Doganës dhe Kapitenerisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në kohë reale.

“Kemi kamera të reja inteligjente. Në vijim do kemi dhe sisteme alertimi të cilat po testohen aktualisht dhe po kalibrohen për çdo lëvizje, qofshin këmbësorësh, qofshin edhe mjete lundruese. Pra kemi një monitorim edhe të basenit edhe të aspekteve të terminaleve në tokë.”, shpjegoi Vengu.

Ambasadorja Kim theksoi se si bashkëpunimi midis forcave të rendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Shqipërisë dhe të Italisë ka çuar në shumë operacione të suksesshme dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të vijojnë bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese shqiptare, Autoritetin Portual, Guardia di Finanza dhe me agjenci të tjera italiane në të ardhmen, për ta kthyer Portin e Durrësit në një pikë kalimi të edhe më të sigurtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme, shëtitorja “Taulantia” në Durrës ofronte një pamje tjetër.

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimev

Deputetja Blerina Gjylameti ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë se mes personave që humbën betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit ishte edhe prof.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.

Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshm

Në datat 20-23 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Tiranë një kurs trajnimi për Policinë e Shtetit Shqiptar mbi konceptet