Anijet e mbytura, parqet nënujore dhe Muzeu i Detarisë, ja propozimet për krijimin e atraksioneve turistike edhe në Durrës

22/01/2020 - 09:20

11 anije të mbytura gjatë veprimeve luftarake në dy luftërat botërore ndodhen në ujrat detare pranë Durrësit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre në ujrat shqiptare arrin në rreth 60.

Komanda e Forcës sonë Detare ka ndërmarrë nismën që synon jo vetëm ruajtjen dhe konservimin e tyre, por edhe mundësinë e krijimit të një Muzeu Kombëtar të Detarisë, si dhe hapjen e parqeve nënujore për zhytësit e pasionuar.

Takimet e para me drejtues dhe specialistë të Ministrive të Kulturës dhe të Turizmit e konsiderojnë të domosdoshëm edhe përmirësimin e legjislacionit të kësaj fushe.

Komanda e Forcës Detare ka propozuar territorin e ish-shkollës Ushtarake Detare në Vlorë si vendin më të përshtatshëm për ngritjen e një Muzeu Kombëtar të Detarisë, ndërsa bashkë me dy zona ujore pranë Radhimës dhe Karaburunit (Vlorë), po shihet mundësia e krijimit të një Parku Nënujor edhe në afërsi të Bisht Pallës (Durrës).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 27 numri i personave të infektuar me koronavirus në qarkun e Shkodrës, ku 12 raste të reja dyshohet se kanë rezultuar poziti

Për shkak të situatës që po kalon vendi nga pandemia COVID-19, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare njofton se ofron ndihmë ligjore parësore

Qendra "Smart Center" në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

“1000 pako me ndihma ushqimore dhe higjienike janë shpërndarë këto ditë në bashkinë e Durrësit për t’u ardhur në ndihmë personave më

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka urdhëruar që jahtet dhe krocerat që do t'u drejtohen porteve të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngji

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se 5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar

Tre javë pas masave drastike të marra nga qeveria, më të varfërit e qytetit të Durrësit, ata që mbahen nga ndihma ekonomike, kërkojnë ndi

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve do

Ndonëse i detyrueshëm për të mirën tonë dhe të atyre që duam, izolimi për një kohë të gjatë krahas mbrojtes nga koronavirusi, shkakton sh