Ankohet biznesi: Porti i Durrësit me tarifa më të shtrenjta se Venecia (VIDEO)

24/01/2018 - 15:57

Shtrenjtimi i tarifave portuale dhe radhët e gjata që krijohen në port, kanë sjellë reagimin e subjekteve të biznesit që operojnë në Durrës.

Nardi Reso, një prej drejtuesve të kompanive të lundrimit që operojnë në linjën Durrës-Bari, në mbledhjen e këshillit konsultativ iu drejtua autoriteteve me kërkesa të qarta për të zgjidhur problemin që kanë të gjithë subjektet e biznesit me tarifat e portit dhe skanimin e mallit.

“Porti i Durrësit ka tarifat më të larta në rajon. Më shtrenjtë është të hysh në portin e Durrësit sesa në portin e Venecias. Çdo target për çdo hyrje paguan 3 mijë euro tarifë plus 1 mijë euro për rimorkiatorin, i cili është detyrim. Kemi një skaner persekutues. Pasagjerët nga Kosova e kanë braktisur portin e Durrësit, ata po lëvizin në rrugë tokësore nga Serbia. Nëse në skaner do të futen të gjithë kamionët, gjë që nuk ndodh në asnjë port tjetër të botës, biznesi e ka punën keq e më keq”, ishte apeli që dha Reso.      

Për kreun e APD-së Artjan Qirici, këto masa shtrënguese kanë ardhur si pasojë e luftës ndaj drogës. Ndërsa për shefen e komisariatit të policisë së portit të Durrësit, Lindita Nushi, ndërtimi i shesheve të reja dhe i një korridori nga APD, do të zgjidhë këtë problem. Zonja Nushi nuk u tërhoq nga vendimi që të gjithë kamionët të kalojnë në skaner pa asnjë dallim.  

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pasditen e kësaj të shtune, Durrësi ishte tërësisht i boshatisur.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku i infektivit, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për

Ditën e sotme u mbush plot një javë që një grup sipërmarrësish durrsakë kanë bashkuar forcat për t’u ardhur në ndihmë kategorive më vulne

Izolimi i detyrueshëm i qytetarëve si masë mbrojtëse nga koronavirusi, ka bërë që shumë familje në nevojë në Durrës të përballen me vësht

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba