Tragetet e linjës Durrës – Bari – Durrës dhe Durrës – Ankona – Durrës gjatë dy muajve të parë të vitit 2019 kanë transportuar mbi 80 mijë udhëtarë dhe 138 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë.

Nga Durrësi drejt porteve të Italisë janë nisur afro 53 mijë udhëtarë, ose afro dyfishi i atyre që kanë mbërritur me tragete gjatë periudhës janar-shkurt 2018, përkatësisht 27.938 udhëtarë gjithsej.

Në këto dy muaj tragetet kanë kryer 154 lundrime, ose 7 më shumë se sa numri i lundrimeve gjatë së njejtës periudhë të vitit 2018. Veç udhëtarëve, tragetet në dy muaj kanë transportuar gjithashtu 15.317 autovetura dhe 11.613 kamjonë dhe trajlerë me mallra.