APD jep të dhënat për 15 ditët e para të gushtit: 139 mijë udhëtarë dhe afro 34 mijë autovetura me tragete

20/08/2019 - 10:16

Mbi 139 mijë udhëtarë me afro 34 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjës nga porti i Durrësit gjatë periudhës 1 - 15 gusht 2019.

Nga të dhënat operative të APD, mësohet se afro 96 mijë udhëtarë kanë mbërritur në portin më të madh të vendit nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali).

Bashkë me ta, në Durrës kanë zbritur nga tragetet edhe 23.543 autovetura - shtuan burimet e sipërcituara.

Ndërkaq në të njejtën periudhë, 43.157 udhëtarë të tjerë me 10,249 autovetura janë nisur nga Durrësi drejt porteve të Italisë.

Nga të dhënat operative për datat 1-15 gusht 2019 mësohet se tragetet kanë transportuar edhe 2,849 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kontroll i rreptë në dogana, pika prodhimi dhe shitje nëpërmjet gjurmueshmërisë së kripës deri në mbërritjen te konsumatori. 

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë kandidatët e interesuar për rinovimin e licencës për transportin e udhëtarëve me linjat e rregullta

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka dalë në një deklaratë për media për ecurinë e Vettingut në Polici.

Gafat e drejtësisë shqiptare nuk kanë të sosur, madje shpeshherë këto gafa kanë sjellë lirimin e killerave të njohur nga burgu, të cilët

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të drogave të forta në Durrës, sekuestrohen 11 kg heroinë, arrestohet në flagr

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga mot i kthjellët në të gjithë Shqipërinë përjashtuar zonat malore, të cilat gjatë pasdites d

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botë

Aeroporti i Vlorës mund të merret me koncension për 35 vite nga ndërmarrja e Aeroportit të Pulias në Itali.

Që nga fillimi i këtij viti, numri i jahteve që kanë vizituar Durrësin ka arritur në 378, thuajse i njejti numër me atë të jahteve që mbë