Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit do të nisë më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj. Deri tani është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë qytetin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.

Kroçera “La Belle De LAdriatique”, që pritet të mbërrijë më 19 shkurt në Durrës, gjatë periudhës shkurt-prill 2019 do të ankorohet 7 herë radhazi në kalatat e portit më të madh të vendit, bëjnë të ditur burime nga Qendra e Informacionit në APD. 

Përveç kroçerave në Durrës pritet të ankorohen edhe një numër shumër shumë më i madh jahtesh turistikë të përmasave të ndryshme.

Kroçera “La Belle De LAdriatique” ka ardhur dy herë të tjera në portin e Durrësit përkatësisht në vitet 2017 dhe 2018.