Plan Biznesi i vitit 2019 u paraqit sot paradite në një takim të zgjeruar, ku bashkë me përfaqësues të grupeve të interesit morrën pjesë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues dhe të Këshillit Konsultativ të APD.

Pas përshëndetjes së drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Afrim Bakaj, Plan Biznesi i vitit të ardhshëm u paraqit në mënyrë të detajuar nga zv/drejtori ekzekutiv, Petrit Çerçizi.

Përballja me statistikat e viteve të fundit e parashikimet për të ardhmen edhe sipas planifikimit të Koncesionarëve përbëjnë pjesën e parë të këtij Plani. 

Rëndësia e identifikimit të shpenzimeve dhe investimeve të domosdoshme; rritja e Monitorimit të të ardhurave dhe kontrolli ndaj Detyrimeve të paarkëtuara janë pjesë e këtij Plan Biznesi që do të paraqitet muajin e ardhshëm në Këshillin Drejtues të APD, duke synuar edhe realizimin në kohë të elementëve të tij.

Vitin e ardhshëm APD do të realizojë Thellimin e Basenit, si një nga investimet më të mëdha të kryera 100 % me fondet e saj.