Banka Botërore dhe porti i Durrësit, mbështetje dhe ekspertizë për zhvillimin e integruar të "Ekonomisë Blu"

15/01/2020 - 11:56

Zhvillimi i mëtejshëm i sektorit të detarisë, infrastrukturës portuale, turizmit dhe peshkimit, përmes zbatimit të politikave të integruara në mbështetje të ekonomisë blu, ishte kryefjala e takimit të zhvilluar mes përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës.

Ekspertët e Industrisë detare pranë Bankës Botërore, Jo Scortino, Stefán Þórarinsson dhe Ögmundur Knútsson, ndanë me Drejtorin e APD-së, Pirro Vengu analizën e tyre lidhur me mirëqeverisjen e autoriteteve portuale si strukturë mbështetëse në zhvillimin e turizmit dhe peshkimit, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual.

Sipas njoftimit, Vengu nënvizoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një potencial rajonal për të çuar përpara zhvillimin e integruar të ekonomisë blu (Blue Economy), nëpërmjet rritjes së kapaciteteve inxhinierike dhe planifikuese për infrastrukturën portuale dhe menaxhimin detar në rang kombëtar.

Në kuadër të një programi mbështetjeje të dedikuar, Banka Botërore do të vijojë bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe APD, në funksion të mirëmenaxhimit të resurseve nën-ujore dhe zhvillimit të qendrueshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s

500 efektivë të rinj do t’i shtohen strukturës së Policisë së Shtetit.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët për të bërë kujde

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Të gjithë ata që kanë marrë pushimet do të mund të shijojnë në maksimum ditët në bregdet, pasi e gjithë java në vijim do të dominohet nga

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në një dalje për mediat se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja, 6 prej të

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), ka reaguar kryepeshkopi i Tiranës, D

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel.