Ndërhyrja në kohë e forcave Zjarrfikëse të APD-së ka parandaluar përhapjen e flakëve në një banesë pranë Portit të Durrësit.

Forcat zjarrfikëse portuale, pas sinjalizimit për shfaqjen e vatrës së zjarrit në një banesë ku ndodhet godina e FSPD-së dhe Drejtorisë së Mjedisit, Sigurimit Teknik dhe Emergjencave, kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fillimisht evakuimin e zonjës së shtëpisë dhe më pas lokalizimin/shuarjen e vatrës së zjarrit.

Mirëmenaxhimi i situatës nga Drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës dhe ndërhyrja në kohë nga ana e PMNZSH-së ka parandaluar agravimin e mëtejshëm të situatës.