“Bumi” i ndërtimit, rritje e lartë e importeve të çimentos dhe hekurit nga Porti i Durrësit

18/01/2021 - 07:50

Porti i Durrësit në të cilin përpunohet 90 për qind e tregtisë së mallrave në vend pa një rritje jo të zakontë te importeve të materialeve të ndërtimit vitin e kaluar.

Rritja e importeve të materialeve po vjen si pasojë e kërkesës së brendshme, e nxitur nga ndërtimet e reja në kryeqytet dhe investimet në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2020.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Porti i Durrësit në vitin e kaluar importet e çimentos janë rritur me 60 për qind gjatë 11 mujorit.

Në janar -nëntor 2020 u shkarkuan në Portin e Durrësit 160 mijë tonë çimento nga 100 mijë tonë vitin e kaluar.

Rritja e importeve ka qenë edhe më e lartë për hekurin. Gjatë 11 mujorit 2020 janë importuar gjithsej 88 mijë tonë hekur me një rritje 300% në raport me një vit më parë.

“Investimet e rëndësishme që qeveria shqiptare ka realizuar në infrastrukturë, janë pasqyruar edhe në rritjen e mallrave të ndërtimit, të cilat janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë 11 muajve të 2020-ës, e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2019-ës.  Sasia e materialeve të ndërtimit që kanë mbërritur me anije tregtare në portin e Durrësit është më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar” thuhet në deklaratën zyrtare të Portit.

Nga të dhënat zyrtare të APD-së, mësohet se importet e materialeve të ndërtimit në 11 muaj kanë pasur rritje, veçanërisht në zërat e çimentos dhe hekurit, por rritja është vënë re për të gjitha materialet e ndërtimit.

Nga statistikat 11-mujore 2020 mësohet se janë importuar 66 mijë tonë melaminë dhe 86 mijë tonë profile, tuba dhe prokate, si dhe 33 mijë tonë xhamat.

I njëjti trend duket edhe për vitin 2021. Me datën 13 janar 2021 në portin e Durrësit po përpunoheshin 10 anije, nga të cilat 7 ishin me materiale ndërtimi. Nga 10 anijet në proces shkarkimi 2 ishin të ngarkuara me çimento, dy me hekur, një me melaminë, një me xhama dhe një me profile dhe llamarina. Tre anijet e tjera, një ishte e ngarkuar me grurë, një me kontinierë dhe një me bërsi soje. Këto të fundit përdoren si ushqime për kafshët nga fermat blegtorale.

Shqipëria vijon të importojë materiale ndërtimi edhe pse prej vitesh në vendin tonë ka disa fabrika të prodhimit të çimentos, teksa kompania turke “Kurum” prej vitesh prodhon hekur në ish kombinatin metarlugjik në Elbasan.

Gjatë këtyre 11 muajve 2020 në portin më të madh të vendit, janë përpunuar afro 3,6 milionë tonë mallra të ndryshme gjithsej.

/MONITOR

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë ku shfaqen vranësira nëpër territor.

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.