Duke nisur nga dita e premte dhe deri të hënën, pritet përkeqësim i kushteve të motit.

Burime nga Kapitaneria në Durrës, bënë me dije për “DurrësLajm” se iu kanë komunikuar të gjitha anijeve të peshkimit që ndodhen në det, të kthehen në port nesër më 20 dhjetor dhe nuk do të lejohet të dalin përgjatë fundjavës dhe ditës së hënë, deri në një komunikim të dytë.

Të shtunën e të dielën (21 dhe 22 dhjetor) koha pritet të jetë shumë e keqe, me erë të fortë që fryn nga jugu dhe rrebeshe shiu, ndërsa të hënën erë shumë e fortë me drejtim Veri-Perëndim.

Ndërkohë, sa i përket udhëtmeve me traget deri më tani nuk ka njoftim për pezullime, ndërsa pritet të fillojnë edhe vonesat në lundrime për shkak të fluksit që rëndohet prej numrit të lartë të emigrantëve që nisin të kthehen në vendlindje. Nga e shtuna më datë 21 deri për Krishtlindje, do të ketë dopio kors lundrime.