Këtë mëngjes, baseni ujor i portit të Durrësit ngjashëm dukej me një kazan të madh me plehra që notonin në ujë.

Mjete lundruese që kanë hyrë apo kanë dalë nga ky port, kanë hedhur në det mbetjet inerte, duke shkaktuar ndotje të basenit ujor.

Nuk përjashtohet që kjo ndotje të jetë bërë edhe nga anijet e peshkimit, të cilat përdorin shkumë deti për të transportuar peshkun.

Prej shtatorit të vitit 1991, pastrimi i basenit dhe portit të Durrësit kryhet nga firmat private. Janë këto firma që kanë lidhur kontratat me agjencitë e lundrimeve për marrjen e mbetjeve të ngurta e atyre të lëngshme të anijeve dhe përpunimin e tyre, për të pasur një det e sterë të pastër. 

Anijet duhet të paguajnë për të larguar mbejtjet e ngurta e të lëngshme. Por pronarët dhe armatorët e tyre i hedhin në det, duke ndotur basenin.

E njëjta gjë ka ndodhur disa herë. Ndërsa anijet shqiptare hedhin në det këto mbetje, tragetet kanë bërë edhe derdhjen e mbetjeve të motorëve duke ndotur me naftë e karburant të djegur vijën bregdetare. E njëjta gjë ndodhi pak javë më parë me bregdetin e Currilave, dhe autorët nuk janë gjetur. Kjo dëshmon dështimin e strukturave të shtetit që operojnë në portin më të madh të vendit. Ata që duhet të kontrollojnë anjet nuk e bëjnë këtë, ose bashkëpunojnë duke sjellë të tilla probleme mjedisore.

K.H.