Në portin e Durrësit ka filluar rikthimi i emigrantëve drejt vendeve të tyre të punës, në Itali dhe shtete të tjera të Europës perëndimore.

Tre tragete janë nisur gjatë mesditës, ndërsa 4 të tjerë planifikohet të nisen gjatë mbrëmjes dhe pak pas mesnatës.

Emigrantët thonë se kanë kaluar mirë me pushimet ndërsa ka dhe nga ata që shprehin shqetësimin për vonesat e trageteve në periudhat e fluksit.

Në mesin e udhëtarëve ka edhe shumë të huaj, siç është edhe një shtetas italian që ka mbetur mjaft i kënaqur nga pushimet në Shqipëri.

Autoriteti Portual Durrës në bashkëpunim me degën e doganës dhe policinë kufitare kanë  marrë masa për përballimin e fluksit në kthim, duke vënë në dispoziciin të gjithë sportelet e mundshme për përpunimin e udhëtarëve. 

Burime nga APD bëjnë me dije se vetëm në dy javët e para të gushtit kanë kaluar nëpërmjet portit 139 mijë udhëtarë dhe 34 mijë autovetura, nga të cilët 96 mijë udhëtarë në hyrje dhe 43 mijë në dalje së bashku me mbi 42 mijë autovetura.