Fluks në portin e Durrësit, mbërrijnë 10.674 udhëtarë 5 ditët e para të korrikut

06/07/2018 - 16:27

Nis fluksi në portin më të madh në vend. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, mësohet se shtatë tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim, gjatë 5 ditëve të para të muajit korrik kanë transportuar 10.674 udhëtarë dhe 2.039 autovetura gjithsej.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, në periudhën 1-5 korrik të këtij viti, tragetet janë shfrytëzuar nga 6997 udhëtarë me 1485 autovetura, që kanë mbërritur në Durrës. 

Ndërkaq nga Durrësi janë nisur më pak udhëtarë dhe automjete, përkatësisht 3677, me 554 autovetura gjithsej.

Këto ditë ka nisur të aplikohen shtesa në lundrimet e trageteve për shkak të rritjes së pritshme të fluksit të udhëtarëve, kryesisht turistë dhe bashkëatdhetarë që mbërrijnë për pushime pranë famijeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Ndërsa Drejtoria e Kufirit ka vënë në funksion të plotë 8 sportele për udhëtarët dhe 6 për mjetet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës.

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të d

2700 aplikantë do t'i nënshtrohen sot konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë, por nuk tha

Nesër Gjykata e Krimeve të Rënda, pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”, por ish-ministri i Brendshëm shfa

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës – Tiranë.

Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit .

OSHEE, në një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje në disa zona.

Edhe përgjatë javës së tretë të muajit tetor, sërish në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura të ngrohta, të cilat janë jonoramle pë