Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, 12 mijë udhëtarë kanë hyrë/dalë në fundjavë

23/12/2019 - 13:48

10.180 pasagjerë dhe 2326 automjete kanë hyrë në vendin tonë, vetëm përgjatë fundjavës nëpërmjet Portit të Durrësit. Ndërkohë, 1771 qytetarë me 231 automjete kanë kanë udhëtuar nga Porti i Durrësit drejt brigjeve italiane nëpërmjet transportit detar përgjatë këtyre dy ditëve.

Dy tragete kanë mbërritur sot paradite nga Bari në portin e Durrësit  – bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit në APD, sipas së cilës tragetet “AF Marina” dhe “Rigel II” janë nisur përsëri drejt portit të Italisë jugore. Ndërkaq, mësohet se në mbrëmje në Durrës priten edhe dy tragete të tjerë me udhëtarë dhe automjete.

Sipas të njejtave burime portuale, gjatë 72 orëve të kaluara të gjithë tragetet kanë lundruar jashtë grafikut dhe orareve të paracaktuara për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar.

Që nga dita e premte (20 dhjetor) deri në mbrëmjen e së dielës, tragetet kanë kryer 12 lundrime gjithsej, 9 nga të cilat nga/drejt Barit, ndërsa tre të tjerët në Ankona dhe Ravena.

Në Qendrën e Informacionit të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në dispozicion të lundrimeve të fundvitit janë gjashtë tragete, të cilët përveç grafikut të ditëve të zakonshme do të kryejnë edhe 12 lundrime shtesë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.