Foto të vjetra, 90 vjet nga ndërtimi i portit të Durrësit

14/06/2018 - 11:51

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur 90 vjet më parë, në të njejtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën Qendrore të qytetit antik.

Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin në radën portuale të Durrësit.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë. Krijimi i basenit dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934.

Në të njejtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht administrata e Autoritetit Portual.

Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojte deputetit Rrahman Rraja, duke thënë se nuk ka faj për ato që akuzohet djali i tij.

Kryeministri Edi Rama ka humbur toruan dhe është shfaqur i tensionuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, teksa gazetarja Rudina

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për çështje të nxehta të aktualitetit.

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor, parashikon Meteo

Vjeshta e begatë, e karakterizuar edhe nga temperatura të larta jo normale për stinën, po shkon drejt fundit dhe fermerët e Durrësit, ata

Gjatës ditës së hënë, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, shkarkimin e menjëher

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një